Nga sot, Irani është anëtar i plotë i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), sipas deklaratës së miratuar sot në samitin e organizatës, të mbajtur online në Nju Delhi.
“Shtetet anëtare theksuan rëndësinë historike të pranimit të Republikës Islamike të Iranit në SCO si një shtet anëtar i plotë”, thuhet në dokumentin zyrtar, siç raportohet nga agjencia RIA Novosti.
Në një fjalim në samitin e SCO-së, presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se ky vendim do t’i sigurojë Iranit kushte për forcimin e sigurisë, sovranitetit shtetëror dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik./FolDrejt/