Italia do të fillojë me lehtësimin e kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario Draghi në një konferencë shtypi të premten.
Studentet do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, derisa studentët në zonat e kuqe do të ndjekin pjesërisht mësimet në internet.
Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra – të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.
Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.