Mbrëmë, pak minuta pas mesnate, zona e Italisë qendrore u godit nga një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte tetë kilometra larg qytetit Macerata, afër Ankonës, ndërsa tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë se në fund të janarit veriu i Italisë u godit nga një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte atëherë 23 kilometra nga qyteti i Rimini, dhe ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash. Tërmeti i përmendur është ndjerë në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. /FolDrejt/