Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë prej kohësh heziton të pranojë refugjatë. Sot autoritete e Japonisë njoftuan se do të pranojë refugjatë e luftës që vijnë nga Ukraina.
Refugjatët ukrainas do të jenë në gjendje të konvertojnë vizën e tyre afatshkurtër në një vizë afatgjate që do t’i lejojë ata të jetojnë dhe të punojnë në Japoni.
Numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina deri më tani që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, ka kaluar 2.8 milionë.
Sot, Ministri i Drejtësisë Yoshihisa Furukaëa tha se ukrainasit, të cilët fillimisht do të hyjnë në Japoni me një vizë afatshkurtër 90-ditore , do të jenë në gjendje të marrin leje qendrimi të veçantë që do t’i lejojë të punojnë, një hap kyç drejt marrjes së një leje qëndrimi më të gjatë në Japoni./FolDrejt/