Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante (32) ka pranuar një ofertë nga Arabia Saudite dhe së shpejti do të bëhet lojtar i ri i Al-Ittihad, raporton Fabrizio Romano.
Sipas raportimeve, Kante ka pranuar kontratë deri në vitin 2025 me një pagë vjetore prej 100 milionë eurosh dhe mbetet vetëm të bien dakord për detajet përfundimtare të kontratës, pas së cilës klubi pritet ta prezantojë këtë lojtar francez si një përforcim të ri.
Kante iu bashkua Chelseat nga Leicester në vitin 2016 dhe bëri 269 paraqitje për klubin, duke fituar trofe në Premiership, Champions League, Europa League, Superkupë, Kupën e Botës për Klube dhe FA Cup.
Kontrata e tij me Blutë është deri në fund të këtij sezoni dhe ndonëse ka negociuar për një qëndrim të mundshëm në Stamford Bridge, asgjë nuk pritet të ketë në fund dhe mesfushori raportohet se do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Së bashku me Kanten, Al-Ittihad më herët solli Karim Benzema-n. Për më tepër, ky është vetëm fillimi i investimeve nga Arabia Saudite dhe se kjo do të jetë një verë shumë aktive kur bëhet fjalë për nisjet drejt këtij vendi, transmeton Fol Drejt.