Katër anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Ministria në një deklaratë tha se dërgesat nga portet e Ukrainës po vazhdojnë sipas planeve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë njoftohet se “pesë anije të inspektuara (në Istanbul) u nisën gjithashtu për në Ukrainë”.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Të enjten, ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se që kur anija e parë u nis nga Ukraina sipas marrëveshjes më 1 gusht, gjithsej 39 anije me më shumë se 850.000 tonë produkte bujqësore janë nisur nga portet ukrainase./FolDrejt/