Rasti ka ndodhur në Niger të Afrikës. Pas një kontrolli të thjeshtë, nga policia i janë gjetur 200 kg kokainë, transmeton Fol Drejt.
Sipas përllogaritjeve, vlera e drogës besohet të jetë rreth 8.7 milionë dollarë.
Sipas burimeve të Reuters, kryebashkiakut dhe shoferit të tij iu gjetën 199 pako kokainë në një pikë kontrolli në rrugën që shkonte në veri nga qendra tregtare e shkretëtirës Agadez.
Droga fillimisht po shkonte për në Nigeri përmes kufirit verior si destinacioni përfundimtar. Pas këtij incidenti, koordinatori i njësisë së drogës së Interpolit, Jan Drapal, sugjeroi se mbretërit e drogës po dërgonin dërgesa më të mëdha në përgjigje të kërkesës në rritje evropiane.
Afrika Perëndimore mendohet të jetë një rrugë tranziti për drogën që vjen nga Amerika e Jugut në Evropë dhe ka regjistruar një sërë kapjesh rekord edhe në Nigeri vitet e fundit.
Senegali kapi më shumë se dy ton kokainë të pastër nga një anije në brigjet e tij në tetor. Dhe janarin e kaluar, autoritetet gambiane zbuluan gati 3 ton nga një dërgesë që vinte nga Ekuadori.