Vapë e madhe pritet të mbajë edhe ditëve në vijim, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), shkruan Fol Drejt.
Sipas IHMK-së në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.
Sot, përndryshe, pritet të mbaj mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 graë Celsius.
“Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj”, rekomandon IHMK./FolDrejt/