Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), rasti ka ndodhur në Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Po sipas këtij raporti, bëhet fjalë për fëmijët vajzë e djalë, njëri 12 e tjetri 9 vjeç.
“Podujevë 14.12.2021 – 13:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se “me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/