Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Telegrafi mëson se përleshja ka ndodhur mes një infermieri dhe një specializanti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka pohuar Borovci. /Telegrafi/