Shefi i një firme amerikane është kritikuar pasi ka pushuar nga puna rreth 900 punonjës në një telefonatë të vetme në Zoom, shkruan BBC.
“Nëse do të merrni këtë telefonatë, ju jeni pjesë e grupit të pafat që do të pushohet nga puna,” tha Vishal Garg, shefi ekzekutiv i firmës së hipotekave Better.com, në një postim në mediat sociale.
Komentet në mediat sociale e cilësuan të ftohtë, të ashpër dhe veprimin e tij të tmerrshëm”, veçanërisht në prag të Krishtlindjeve. Garg tha se performanca dhe produktiviteti i stafit dhe ndryshimet në treg janë arsyet pas shkarkimit masiv të asaj që ai tha se ishte 15% e fuqisë punëtore të Better.com./abcnews.al