Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, është infektuar me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Ka qenë Fatmire Kollçaku, deputete e Vetëvendosjes, ajo që e ka bërë të ditur lajmin. Kollçaku është duke marr pjesë në Komisionin për Shëndetësi ku po raportohet lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që Ramadani është infektuar me COVID-19, pasi për herë të parë siç ka bërë të ditur vetë ai në Facebook, ai është infektuar në mars të vitit të kaluar.