Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit, transmeton Fol Drejt.
“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli” ka thënë kryeministri Kurti, njofton Zyra për Komunikim Publik (ZKM).
Nëna e ish kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përkatësisht ish kryeparlamentarit Veseli, ndërroi jetë sot në moshën 93 vjeçare./FolDrejt/