Legjislatura e sivjetme është duke u përballur me një krizë, e ku si rrjedhojë, shumë projektligje e marrëveshje ndërkombëtare, nuk po miratohen, shkruan Fol Drejt.
Së fundi disa marrëveshje ndërkombëtare nuk janë përkrahur nga opozita, e si kundërpërgjigje, kreu i qeverisë iu ka thënë deputetëve opozitarë, se nuk do t’ju përgjigjet pyetjeve parlamentare.
“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time, edhe pse tashmë e kam të përgatitur” – ka thënë Kryeministri Kurti.
Sipas tij, ai bashkë me deputetët, duhet të jenë “kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen e përfaqësimit të interesit publikë e shtetërorë.”
Për më tepër, sipas tij, nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më me seriozitet në pyetjet parlamentare.
“Me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që vijnë nga ky parlament”, ka thënë ai./FolDrejt/