Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Sarrazin, ndër të tjera, kanë diskutuar për nevojën e marrëveshjes në mes të Kosovës.
“Diskutuam nevojën e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke në dialogun e Brukselit dhe zbatimin e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti në Twitter.