The Guardian shkruan se katër mjekë kanë humbur jetën, ndërsa dy pacientë janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në një spital në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një spital psikiatrik në fshatin Strelechya, citohet të ketë thënë guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov.
Spitali ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali në momentin e bombardimit që i mori jetën katër mjekëve.
“Gjatë evakuimit, rusët filluan një granatim masiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur”, ka shkruar Oleh Syniehubov në Telegram./FolDrejt/