Rastet e dhunës në familje ditëve të fundit janë shtuar tejmase. E një rast i tillë është raportuar edhe në Prizren.
Atje dyshohet se mashkulli kosovar ka rrahur gruan e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Si pasojë e rastit i dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/