Edhe një fëmijë, rreth moshës 1-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pas përfshirjes në aksidentin e djeshëm në Kamenicë.
Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një person i moshës rreth një vjeçare”, është shprehur Osmani për Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Tutje, ai ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në IML për obduksion.
I vdekur nga ky aksident ka mbetur edhe babai i foshnjës, ndërkaq nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.