Një grua shtatzënë gjashtëmuajshe ishte një nga personat e vrarë në një sulm me dron në një ndërtesë banimi në Kiev, sipas kryebashkiakut të qytetit.
“Trupat e tre civilëve të vdekur u nxorrën jashtë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në një ndërtesë banimi në qendër të qytetit, të goditur nga një dron rus. Mes tyre është një çift i ri, një burrë dhe një grua, të cilët ishin në pritje të një fëmije. Gruaja ishte 6 muajshe shtatzënë”, tha Vitalii Klitschko në një deklaratë në Telegram.
Moska nisi sulme me dronë në ndërtesat e banimit herët të hënën në Kiev. Ukraina dhe inteligjenca amerikane pretenduan se Rusia përdori dronët “kamikaze” të furnizuar nga Irani për të goditur rajone të shumta në Ukrainë, gjë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht./FolDrejt/