Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore është shtyrë deri në vjeshtë, kur edhe do votohet në parlamentin gjerman. Kjo vetëm se përkeqëson situatën dhe aspak nuk i shërben zgjidhjes mendojnë analistët gjermanë, kurse shumë diplomatë të BE parashohin një përkeqësim rapid të situatës në Ballkanin Perëndimor, shkruan Reuters në gjuhën gjermane, përcjell foldrejt.com.
Andaj në 2 korrik vendet e BE edhe njëherë do organizojnë Samitin e Ballkanit, pasi në këtë rajon fqinj me BE ‘kanë filluar të përzihen shtete të treta si Rusia, Kina, SHBA, Turqia dhe Arabia Saudite.’
Në kohën kur në rastin e Maqedonisë Veriore është rrezik fitorja e nacionalistëve në Greqi, që kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës; te rasti shqiptar parashihet një ngritje e nacionalizmit.
“Mund të jetë që BE kërkon të shmang afrimin e shteteve muslimane si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina,” paralajmëron një diplomat anonim i BE, edhepse këto shtete kanë shumë probleme tjera.
Por në rast se vërtet dështon anëtarësimi i vendeve të lartëpërmendura në BE, atëherë vërtet duhet të shqetësohet për apelin e nacionalizmit shqiptar, një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Bashkimi mes Shqipërisë dhe “Kosovës është mundësia e vetme që të qëndrojë në pushtet Edi Rama. Me këtë harrohet edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”
Në fund analiza e Reuters thekson se në këto kushte do ishte mirë që Franca dhe Gjermania t’i jepnin dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, edhepse Shqipërisë me kushte.
“BE nuk duhet të humb besimin,” përmbyllet shkrimi me fjalimin e ministrit për Europën në Gjermani, Roth./Foldrejt.com