Opozita gjysmë e bashkuar ka paralajmëruar protestën e radhës kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës.
Të ftuara nga Partia Social Demokrate (PSD), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Nisma Socialdemokrate, kanë marr vendim që ta organizojnë edhe një protestë në lidhje me këtë çështje.
Thirrjes së PSD-së, megjithatë nuk i janë përgjigjur dy partitë e mëdha opozitare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
“Njëzëri të gjithë jemi pajtuar se duhet të kemi veprim të përbashkët, përkatësisht aksion opozitar” – tha Dardan Molliqaj para gazetarëve. Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), është i papranueshëm dhe diskriminues, sipas tij.
Ai tha që janë pajtuar për shumë çështje, megjithatë mbeten edhe disa ditë kohë për t’i konsultuar edhe sindikatat dhe, veçanërisht për t’iu dhenë kohë dy partive të mëdha LDK dhe PDK, që të reflektojnë rreth kësaj çështjeje./FolDrejt/