Thijis Reuten qe shumë kritik ndaj Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, shkruan Fol Drejt.
Eurodeputeti holandez nuk e kurseu aspak Vuçiqin, duke thënë se për të gjitha veprimet prapa të cilave qëndron Vuçiq, duhet të pasojnë edhe masat.
Reagimi i tij vjen si pasojë e agresionit serb në Kosovë të datës 24 shtator ku në fshatin Banjskë të Zveçanit, si pasojë e një sulmi të armatosur u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Ai tha se për të bëmat në veri Serbia duhet të ketë pasoja.
“Komision, Këshill, merrni masa”, tha ai.
Diskutimet në Parlamentin Evropian, ku në qendër të vëmendjes ishte situata në Kosovë, erdhën si rrjedhojë e ngjarjeve të 24 shtatorit në Kosovë, me ç’rast pati një sulm terrorist mbi forcat e rendit.
3 terroristë mbetën të vdekur në kundërpërgjigje ndaj grupit të armatosur, ndërsa policia e mori kontrollin në atë pjesë, duke gjetur një arsenal armësh për të cilat autoritetet e Prishtinës fajësojnë Beogradin zyrtar./FolDrejt/