Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve të klankosovës në Zubin Potok.
Ky mision ka dënuar fuqishëm këto sulme, teksa ka thënë se siguria e gazetarëve që kryejnë detyrat e tyre profesionale duhet mbrojtur në çdo kohë.
“Dënojmë fuqishëm sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës sot në Zubin Potok. Ky është sulmi i katërt ndaj profesionistëve të mediave, që po raportojnë nga veriu i Kosovës, që nga fillimi i dhjetorit. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë”.
“Siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga aktet e dhunës”, ka thënë OSBE./FolDrejt/