Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nënshkruar sot në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën britanike në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II.
“Sot kam nënshkruar Librin e Ngushëllimeve në ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë që të shprehim edhe një herë dhimbjen tonë të thellë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretërimi historik i Madhërisë së saj dhe shërbimi i jashtëzakonshëm publik gjatë jetës së saj është një frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.
Mbretëresha britanike ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.
Ajo ka mbajtur fronin në Mbretëri të Bashkuar për 70 vjet, duke u bërë monarkja më jetëgjatë në këtë shtet./21Media