Brazili i tij po ecën në rrugën e duhur, por duket se aventurës së Tites në stolin e kombëtares amerikano-jugore i ka ardhur fundi.
Siç raporton “TV Globo”, trajneri nuk ka ndër mend të vazhdojë më tej me përfaqësuesen dhe do t’i thotë lamtumirë asaj pas Botërorit të Katarit.
Ajo që ka ngjallur edhe më shumë kureshtje është eksperienca e radhës që do të zgjedhë 60-vjeçari, e cila sipas medias braziliane do të flasë anglisht.
Arsenali është i interesuar për teknikun dhe është gati t’i ofrojë atij stolin e Mikel Artetës që është gjithmonë e më shumë i lëkundur.
Drejtori sportiv i “Topçinjve”, Edu Gaspar e njeh mirë trajnerin sepse kanë punuar bashkë në të shkuarën dhe zërat janë më shumë se thjesht të tillë.
Tite është në drejtimin e Brazilit që prej 2016-ës dhe pas kombëtares, po e konsideron seriozisht drejtimin e një klubi, që do të ishte një sfidë e re për të./FolDrejt/