Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti nuk do të menaxhojë kampionët e ri të Italisë sezonin e ardhshëm pasi ka kërkuar një pushim një vjeçar, tha pronari i klubit. Spalletti udhëhoqi Napolin drejt titullit të ligës italiane, i pari i tyre që nga viti 1990, por kishte spekulime nëse ai do të qëndronte.
“Spalletti ishte një trajner me të vërtetë i madh, ai është një njeri i lirë, ai dha shumë, e falënderoj dhe tani është e drejtë që ai të bëjë atë që dëshiron”, tha pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis në një talk show në Rai TV të dielën mbrëma.
Spalletti, 64 vjeç, shprehu dëshirën për të marrë një vit pushim, tha De Laurentiis, duke shtuar se ai nuk do ta kundërshtonte kërkesën, transmeton Fol Drejt.