Emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter, ku ka treguar se çfarë ka biseduar me presidenten, Vjosa Osmani në New York.
Lajçak ka thënë se kanë folur për zhvillime në dialog dhe avancimin e zbatimit të marrëveshjes. Ai ka thënë se kanë rënë dakord me presidenten e Kosovës që të vazhdojnë diskutimet, përcjell Fol Drejt.
”Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi zhvillimet në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak sot./FolDrejt/