Autoritetet shëndetësore në Bullgari të enjten lehtësuan masat kundër koronavirusit, pavarësisht se ky shtet së fundmi ka regjistruar rritje të rasteve me COVID-19.
“Në ditët e fundit ne kemi pasur pikun e valës së tretë të pandemisë, por shkalla e infektimit ka filluar që të bie”, tha ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov.
Ministri Angelov konfirmoi se janë lehtësuar masat, ku përfshihet rihapja e restoranteve, kafeneve, kinemave, teatrove, pishinave si dhe objekteve të tjera rekreative, të cilat do të lejohen të operojnë me 30 për qind të kapacitetit të tyre.
“Ne duhet të gjejmë një balancë ndërmjet shëndetit fizik dhe mendor të njerëzve”, tha Angelov, teksa mbrojti vendimin për lehtësimin e masave.