Ushtarët ukrainas që po luftojnë kundër forcave të armatosura ruse në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, janë zotuar që të vijojnë të rezistojnë pavarësisht kushteve.
“Dorëzimi nuk është opsion,” kështu u shprehën sot anëtarë të regjimentit Azov ndërsa dolën për një konferencë për shtyp të transmetuar online.
Luftëtarët i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojnë me evakuimin e ushtarëve të lënduar, jashtë uzina e cila është e vetmja që nuk është marrë ende nga forcat ruse në qytetin port.
Duke folur nga një vend i fshehtë brenda ambienteve të Azovstal, ushtari Illia Samoilenko, tha se dorëzimi është i papranueshëm për ta. Dhe se shanset për të mbijetuar nëse dorëzohen janë zero.
Po ashtu, ai bëri të ditur se ka ende “dhjetëra” civilë brenda uzinës./FolDrejt/