Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, deputeti nga radhët e PDK-së, ka ndërmarrë një aksion simbolik në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Ai i ka dërguar një infuzion kryeministrit Kurti, duke u shprehur se qeveria e shëndetësia kanë nevojë për të, transmeton Fol Drejt.
Veprimin simbolik të tij, ai e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në facebook, ku ndër tjerash ka shkruar se:
Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.
Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.
Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!/FolDrejt/