Krahas qytetarëve të Kosovës, edhe një numër i qytetarëve të Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës për të marrë pjesë në Marshin e Drejtësisë, në Prishtinë, që po organizohet sot.
Në një fotografi të shpërndarë nga faqja “Liria ka emër” bëhet e ditur kjo gjë.
Kujtojme se ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë./FolDrejt/