Ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Çernochova tha se beson se falë kësaj ushtria do të jetë më e fortë dhe shteti do të jetë më i sigurt.
Republika Çeke do të marrë 15 tanke Leopard 2A4 nga Gjermania dhe ajo ka dërguar tanket e saj të epokës sovjetike në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit në atë vend në shkurt të këtij viti, njoftoi sot Ministria Çeke e Mbrojtjes.
“Gjermania ka qenë partneri ynë kryesor ekonomik për një kohë të gjatë, por jo në fushën e mbrojtjes, dhe ne duam ta ndryshojmë atë, jo vetëm në aspektin e tankeve, por në bashkëpunimin dypalësh në përgjithësi,” citohet ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Chernochova, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.