Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale, shkruan Fol Drejt.
Në njoftimin e lëshuar për media, janë përmendur disa arsye.
Më saktësisht, në këtë kërkesë të parashtruar për presidenten, janë parashtruar 4 pika:
1.Nuk është përfill propozimi i KES gjegjësisht Neni 9 alineja 19
2.Nuk është përfill vendimi i komisionit te grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozua Parlamentit të Kosovës, që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të jetë 100 euro.
3.Paga minimale është kosto e 4 anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vet punëtorin.
4.Është paga më e ultë në rajon”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ua kujtojmë që ky ligj ka mbetur të dekretohet nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa veç kësaj sindikate, ai po kundërshtohet edhe nga veteranët e luftës./FolDrejt/