Dërgesat e produkteve nga rafineritë dhe depot franceze janë ende të bllokuara edhe sot pas 13 ditësh grevë, dhe për këtë arsye disa rafineri po punojnë me kapacitet të reduktuar.
Greva u organizua si pjesë e një lëvizjeje kombëtare kundër ndryshimeve në sistemin e pensioneve, në bazë të të cilave mosha e daljes në pension u rrit me dy vjet në 64, raportoi Reuters.
Një mungesë e karburantit dizel pritet në Francë dhe Evropë deri në prill si rezultat i grevës, tha një nga tregtarët, transmeton FolDrejt.