Edhe kjo e premte pritet të shoqërohet nga një mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Po ashtu do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes./FolDrejt/