Edhe sot pritet të mbaj mot relativisht i ngrohtë, shkruan Fol Drejt.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), se do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë, ndërkaq ato maksimale ndërmjet 19 dhe 22 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. /FolDrejt/