Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), për sot ka parashikuar një mot me shi.
IHK në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore, transmeton Fol Drejt.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara. /FolDrejt/