Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit janë parë duke u grumbulluar protestues serbë pranë objektit të komunës në Zveçan, shkruan Fol Drejt.
Për të katërtën ditë me radhë ata po i kundërshtojnë të zgjedhurit e fundit të cilët në mënyrë legjitime e fituan garën elektorale, në zgjedhjet e fundit të parakohshme në katër komunat veriore.
Siç njoftojnë nga terreni, tashmë ka filluar grumbullimi i protestuesve, ndërkaq ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojën me gjemba.
Nga protestat e dhunshme në tri ditët e kaluara janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, janë provokuar gazetarët gjersa janë dëmtuar edhe veturat e mediave.
Nga bashkësia ndërkombëtare është bërë thirrje për ulje gjakrash e shtensionim të situatës, duke kërkuar nga autoritetet e Kosovës t’i tërheqin njësitë speciale të policisë nga atje, ndërsa nga Serbia që ta ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake./FolDrejt/