Gjatë ditës së sotme koha do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë.