Dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në Tiranë pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.
Protesta sensibilizuese po mbahet në Sheshin “Nënë Tereza”.
Me thirrjet “Unë bërtita joooo” dhe me banderolën me po të njëjtat fjalë, ata po protestojnë në mënyrë paqësore.
Protestuesit kanë kërkuar që abuzuesit të dënohen maksimalisht dhe të ketë reagim nga organet. Ata kërkojnë që të jetojnë të sigurt në vendin e tyre, pa u ndjerë të rrezikuar në asnjë moment.
“Unë jam fëmijë, pizhamet e mia nuk janë seksi”.
“Dua të dal në park pa frikë”, shkruhet në disa prej pankartave të mbajtura nga qytetarët./tch/