Zelanda e Re ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit kinez TikTok në pajisjet me akses në rrjetin e Parlamentit deri në fund të marsit për shkak të shqetësimeve të sigurisë kibernetike.
Shefi ekzekutiv i Shërbimit Parlamentar të Zelandës së Re, Rafael Gonzalez-Montero, i tha Reuters se vendimi u mor pas këshillave nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe diskutimeve brenda qeverisë dhe me vende të tjera.
Shqetësimet janë rritur globalisht për mundësinë që TikTok-u t’i përcjellë të dhënat në qeverinë kineze. /FolDrejt/