Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot është takuar me përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, ku pas takimit ai është shprehur se mbështet kërkesat e tyre..
“Është e rëndësishme që të theksohet se për ne si Aleancë për Shqiptarët kur themi institucion, nuk i referohemi vetëm shkollave, objekteve fetare ose shtetërore, por për ne institucioni më i rëndësishëm është familja. Prandaj, pjesë e zgjidhjes me rregullativë ligjore të kësaj problematike do të jetë distancimi i këtyre lojërave nga shtëpitë e qytetarëve, sepse vetëm në këtë formë mund të arrijmë në një zgjidhje të mirë e cila do ta minimizojë këtë problematikë”, ka deklaruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Më parë Lëvizja anti-bixhoz është takuar edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA./Foldrejt.com