Tashmë edhe zyrtarisht është ndërprerë ndeshja mes Gjilanit e Ballkanit, pasi në minutat shtesë të ndeshjes, tifozët e Gjilanit e kanë sulmuar portierin e Ballkanit.
Ndeshja është ndërprerë me vendim final të gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.
Ndërsa në lidhje me këtë, skuadra e Gjilanit ka thënë se po e pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave.
Më herët, Policia e Kosovës i ka thënë Klankosova.tv se tashmë ka rast të hapur pas incidentit./FolDrejt/