Sot është konsoliduar Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe njëkohësisht është betuar kryetari i ri i Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është zotuar përpara anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës.
“Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha Rama.
Ai ka thënë se kjo është një ditë e veçantë për qytetarët e Prishtinës:
“Besimi i qytetarëve më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë përtej privilegjit është obligim serioz dhe sfidë e madhe që do t’i vihemi përpara me punë të ndershme, me profesionalizëm dhe me dinjitet”.
Ai shprehu falënderimin për mbështetësit e tij, ndërsa vuri në dukje se e presin shumë punë./FolDrejt/