Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Fol Drejt.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës. Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.
Në total numri i rasteve aktive është 317.
Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca. /FolDrejt/