Ka filluar me tensione Kuvendi i sotëm në Shqipëri, ku deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka goditur me vezë kryeministrin Edi Rama. I gjithë aksidenti ndodhi gjatë kohës kur Edi Rama mbante fjalimin, kurse menjëherë pas goditjes ka reaguar garda e parlamentit, shkruan foldrejt.com.
“Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon se si Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, shkruan deputeti Taulant Balla në Facebook, duke dashur të akuzojë direkt Lulzim Bashën për ngjarjet e sotme në kuvend që kanë marrë jehonë edhe te mediat ndërkombëtare.
Parlamenti pritet të fillojë punimet në ora 18.00, kurse grupi parlamentar i PD pritet të mblidhet në ora 17.30.