Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Politico kërkuar mirëkuptim për pozicionin e Beogradit që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.
“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë,” tha ai.
Ai tha se besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës.
“Të kërkosh që të shkojnë atje, tani, dhe në të gjithë gamën, është praktikisht e pamundur … Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre,” tha ai.
Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.
“Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira,” tha ai.
“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejmë, mund ta dëshirojmë. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”, tha Rama./21Media/