Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Edi Rama midis Lindjes dhe Perëndimit

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri shqiptar Edi Rama është ndër liderët e paktë të rajonit dhe Evropës, që në mënyrë transparente dhe pa ekuivoke bën politikë diplomatike me Perëndimin, por edhe me Lindjen. Nuk i pengon të bëjë negociata me BE-në, të ketë raporte të shkëlqyera me SHBA-në dhe në të njëjtën kohë të jetë në raporte miqësore me Erdoganin dhe ndërshtetërore me shtetin turk

Shkruan: Sefer TAHIRI, Shkup

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë në udhëkryq gjeopolitik gjatë historisë! Ka pasur trajtesa të ndryshme shkencore dhe qasje filozofike lidhur me orientimin strategjik të shqiptarëve dhe si përfundim është konstatuar se shqiptarët janë mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa kulturalisht dhe në dimensionin civilizues i përkasin hemisferës perëndimore, ndërsa në aspektin fetar dominon hemisfera e Lindjes përkatësisht civilizimi islam.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

“Shoku” Rama si shoku Tito

Ka pasur gjithmonë dhe ka politikanë që pak me simbolikë, e më shumë me poltronizëm ndaj faktorit ndërkombëtar thonë ditë e natë që “Dielli i shqiptarëve lind në Perëndim”! Të paktë janë liderët shqiptarë të shprehen hapur se duhet kultivuar raporte korrekte politike, diplomatike dhe ekonomike edhe me shtetet e Lindjes.

Në stilin e ish udhëheqësit jugosllav Josip Broz Titos, i cili është njëri ndër themeluesit e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, në të cilën zakonisht bënin pjesë shtetet e bllokut të tretë, lideri i Shqipërisë, Edi Rama po luan në stilin “Me të gjithë”. Titoja kishte raporte të mira me shtetet komuniste të Lindjes dhe me shtetet lindore si Egjipti, Siria, India e të tjera, të cilat edhe i shfrytëzonte ekonomikisht, por ruante raporte edhe me Perëndimin, edhe pse sistemi politik i ish RSFJ-së ishte komunist dhe jokompatibil me atë të Perëndimit. Rama, ndërkohë praktikisht demonstron se në politikë duhet të jesh fleksibil dhe elastik, e jo statik dhe me qëndrime rigide.

Mik i Makronit dhe Erdoganit!

Kryeministri shqiptar është njëri ndër ata që politikën e ka kuptuar si art i të mundshmes, e jo si art i pozicionimeve ekstreme gjeopolitike. Shqipëria tashmë anëtare e NATO-s që nga koha e Berishës, në kohën e Ramës po bën përpjekje titanike për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në qershor, me gjasë Shqipërisë do t’i ndodh konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që do të thotë një hap drejt anëtarësimit të plotë në BE, pavarësisht nëse do të jetë në pako me Maqedoninë e Veriut. Ky është rezultat i madh që midis tjerash apo më shumë i atribuohet Edi Ramës dhe qeverisjes së Partisë Socialiste.

Eaporte të afërta ai ka edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fakti që kundërshtari i tij politik, Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë të Uashingtonit për korrupsion dhe abuzime me fondet publike. Lajmi është kumtuar sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Antoni Blinken, që vetvetiu është dëshmi e madhe se të parit të socialistëve i trasohet rrugëtimi politik pa ndonjë pengesë nga konkurrenca politike. Aq më shumë që kjo shpallje ndodh në momentet paszgjedhore, kur Partia Demokratike e Lulzim Bashës akuzon Ramën dhe aparatin shtetëror për “masakër zgjedhore”.

Kjo do të thotë që shteti dhe qeveria shqiptare janë të palëkundura në procesin e orientimit strategjik drejt Perëndimit. Edi Rama, një lider socialist, por jokonvencional, i veshur herë me shallvare, e herë me atlete edhe në takime zyrtare të nivelit të lartë, edhe pse drejton partinë trashëgimtare të Partisë së Punës së Enver Hoxhës, natyrisht se vepron krejtësisht në kahe të kundërt me ish diktatorin. Nëse Enver Hoxha krijonte relacione të afërta herë me Rusinë, e herë me Kinën, Edi Rama është profil tjetërfare në aspektin e politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Ai nuk mjaftohet me kaq, por shkon një hap përtej, duke ndërtuar edhe raporte personale miqësore me liderët botërore. I tillë është me presidentin francez, Emanuel Makron, me të cilin siç ka shpjeguar vetë në një intervistë shfrytëzon kohën pas takimeve zyrtare shumëpalëshe ose dypalëshe për të biseduar në darka private mbi historinë e Francës, por edhe të Ballkanit. Rama vetë ka jetuar në Paris, ku ka punuar si piktor, prej nga në Tiranë ka ardhur së pari si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, më pas kryetar i Bashkisë së Tiranës, që sot të jetë në vendin e Nanos, për të cilin ka thënë se “e ka vrarë politikisht”. Sipas tij ky ka qenë parakusht, që ai sot të jetë një lider në kuptimin e plotë të fjalës.

Rama si lojtar i mirë në skenën ndërkombëtare, edhe pse drejton një shtet jo të madh, nuk ka raporte të mira vetëm me liderët e Perëndimit, por edhe të Lindjes. Nuk e fsheh asnjëherë miqësinë me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, të cilin e cilëson mik të çmuar. Në datat 6 dhe 7 janar të vitit 2021, Rama vizitoi Ankaranë, ku u prit me nderime të larta ceremoniale nga presidenti turk, ndërsa premtimi që iu dha për ndërtimin e spitalit të madh në Fier brenda tre muajve ka filluar të jetësohet. Rama, duke qenë edhe fenomen mediatik, i njohur për ironinë e tij të hollë i pyetur nga një gazetare se çfarë mendon lidhur me deklarimin e Berishës se është lider perëndimor, i shkolluar jashtë Shqipërisë, u shpreh se e ndjen veten lider mysliman. “Berisha është perëndimor, ndërsa unë jam lider lindor dhe mysliman”, u shpreh me shumë ironi.

Katoliku ndërton xhami

Kryeministri shqiptar, që me bekraund familjar fetar është katolik, në tubime politike me qytetarët manifeston respekt ndaj ezanit, duke ndërprerë fjalimet. Ndërsa në një debat është shprehur se “Nëse dikush në Bashkimin Evropian është kundër ndërtimit të xhamive, atëherë unë nuk dua të jem në BE”. E thënë me fjalorin e sotëm korrekt politik, me veprime konkrete demonstron tolerancën ndërfetare, që është vlerë, me të cilën shqiptarët duhet të krenohen para botës.

Se politika është fushë në të cilën vetëm interesi është i përjetshëm, e dëshmon piktori që fitoi mandatin e tretë kryeministror. Ka mundësuar dhe lejuar një investim gjigant në Durrës. Kompania “EMAAR” për transformimin e portit të Durrësit do të investojë 2 miliardë euro. Muhamed Alabar është biznesmeni që do të bëjë investimin, ndërsa me prejardhje është nga Emiratet e Bashkuara. Është i njohur si themeluesi i “Emaar Properties” dhe zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall. Gjithsesi, se investimi i Alabarit ka qëllime përfituese dhe interesi, por në të njëjtën kohë është në funksion të ndërtimit të një Shqipërie më të bukur në të ardhmen.

Ndonëse me intensitet më të ulët, politikën dhe diplomacinë e hapur me Perëndimin dhe me një pjesë të Lindjes, Ramën e kopjojnë edhe liderët e rajonit: Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev. Por, rezultatet në planin pragmatik mungojnë, më shumë në Maqedoninë e Veriut, se sa në Serbi, në të cilën bëhen investime të mëdha si nga Perëndimi, poashtu edhe nga Lindja.

Mbetet të shihet se si do të veprojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në drejtim të orientimeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Edhe pse me Ramën, dukshëm vërehet një mosdurim personal, kjo nuk do të thotë se Kurti nuk mund ta kopjojë liderin shqiptar, aq më tepër nëse kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit të saj ekonomik. Edhe pse Kosova, për shkak se vazhdon të mos njihet nga disa shtete të BE-së dhe nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, nuk e ka komoditetin që të sillet si Shqipëria. Rrjedhimisht edhe Albin Kurti nuk mund të sillet si Edi Rama! Kryeministri shqiptar në mandatin e tretë duhet të dëshmojë se di të ndërtojë relacione të mira edhe me të gjithë shqiptarët, siç ndërton me botën./Shenja/

 

Tags: Edi RamaSefer TahiriShenjaTV
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shkrimtarja Sabije Dervishi Veseli promovoi 5 librat e saj në New Jersey

Lajmi tjetër

Video/ E revoltuar me qeverinë, kërkon para kamerës snajper për ta vrarë Edi Ramën

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM