Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Ukrainë bashkë me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviq.
Kreu i qeverisë shqiptare,, ka vizituar vendet e shkatërruara nga sulmet ruse dhe ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto ku shihen gërmadhat e ndërtesave ukrainase transmeton Fol Drejt.
Në postimin e ri, Rama e ka vendosur një zemër të thyer krahas flamurit të Ukrainës, duke treguar kështu për gjendjen emocionale që ka provokuar kjo vizitë./FolDrejt/