Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë pjesëmarrjes së tij në panelin e diskutimit mbi rajonin në Bratislavë nuk i ka kursyer edhe batutat. Gjatë fjalë së tij Rama shkëmbeu një batutë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Teksa mbante fjalën e tij mbi vonesat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama iu drejtua homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë së në fillim të procesit në Selanik, “të dy ishim me flokë e ndërsa sot qerosë”.
Kryeministri theksoi se në atë takim u tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ishin pjesë e Bashkimit Evropian, por që prej atij takimi të vendet janë në pritje për t’u anëtarësuar në BE.
“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra”, shkruan Tirana News, përcjell Fol Drejt.